HISTORIA







History and Tradition

Origjina e pemës së ullinjëve është e humbur në kohë, duke u përputhur dhe duke u shoqëruar me zgjerimin e civilizimit mesdhetar, që për shekuj të tërë ka kontrolluar fatin e njerëzimit dhe është ngulitur në kulturën perëndimore.

Pema e egër e ullirit ka origjinën nga Azia e Vogël e cila gjendet me bollëk dhe rritet në pyje të dendura. Duket se është përhapë nga Siria në Greqi nëpërmjet Anatolisë, (De Candolle, 1883), edhe pse hipoteza tjera drejtojnë gishtin nga Egjipti, Nubia, Etiopia, Malet Atlase dhe disa rajone tjera të Evropës, si rajone të origjinës. Caruso për këtë arsye ka besuar se pema e ullirit është indigjen në tërë hapësirën mesdhetare dhe beson se Azia e Vogël ka qenë vendlindja e kultivimit të ullirit para nja gjashtë mijë viteve. Asirianët dhe Babilonasit kanë qenë të vetmet civilizime të lashta që nuk e kanë njohur pemën e ullirit.


Ulliri: një mit i vjetër 4000 vjeçar

Pema e ullirit: një pemë me jetë të gjatë që jep fryte. Kontributi i kësaj peme ka luajtur rol kyç në zhvillimin kulturor, social dhe biologjik të popujve të rajonit mesdhetar. Emri i saj rrjedh nga fjala greke “elaia”, por origjina e saj është e humbur në thellësitë e kohës dhe miteve. Simboli i lashtë dhe i fuqishëm patjetërsisht lidhet me kulturat e Mbretit Minos, “qytetit të lashtë të artë grek Mycenae”, Homerin, Platonin, dhe Aristotelin, Aleksandrin e Madh, dhe perandorinë Bizantine. Është identifikuar me mijëra vjet me traditat rurale dhe ritualet e tri gadishujve të evropës jugore, për që i ka afektuar edhe popujt nga Azia e Vogël dhe Afrika Veriore, ngase konsiderohet si një pemë e shenjtë për të gjitha religjionet monoteiste të Detit Mesdhe.

Një dhuratë hyjnore për popullin grek, sipas mitit, ullinjtë janë identifikuar me mençurinë mistike, lojës fer, me përuljen e besimtarëve, me madhështinë e ritualeve festive, me mikëpritjen e shenjtë, me mëshirën, me forcën, dhe me begatinë.

Vaji i ullirit, lëngu i çmuar që del nga fruti i pemës së ullirit, ku Homeri, babai i poezisë epike, e përshkruan si një “lëng ari”, ndërsa Hipokrati si “një ilaç i mrekullueshëm”, mbizotëron edhe sot duke mposhtur të gjitha vajërat tjera me kualitetin e tij dietal si dhe në artin e kuzhinës elegante, duke iu falenderuar aromës së tij unike, shijes së jashtëzakonshme dhe beneficioneve shëndetësore.


Ulliri në Greqi dhe bota në shekullin 21

Sot, në mesdheun turistik grek, në Bashkimin Evropian, si dhe në ekonominë botërore, ulliri vazhdon të luaj të njejtin rol të rëndësishëm, ashtu siç ka bërë para mijërave viteve. Ai ushqen, zbukuron, shëron, stolis, kurorëzon fituesit olimpik, inspiron poetë dhe shkrimtarë të prozës si dhe dominon mrekullueshëm në shpate e kodrina si dhe në plantazhe me ngjyrën unike të gjetheve të tij, me trung si lloj skulpture, që bën madhështinë që ne e quajmë “peizazhi grek”.

Odysseus Elytis, poeti grek, fitues i çmimit Nobel, ka shkruar, “Nëse e shpërbën Greqinë, në fund do të shohësh se ajo çfarë ka mbetur është një ulli, një vreshtë dhe një varkë. Që do të thotë: me gjërat që kanë mbetur mund ta rindërtosh prapë Greqinë”.

Në Lojërat Olimpike të Athinës të vitit 2004, janë përdorur 2550 kurora lulesh të bëra nga ulliri, ashtu siç e ka kërkuar tradita, për ti kurorëzuar fituesit. Vaji i ullirit është produkt nacional i Greqisë, siq është evidentuar me statistikat impresive për kulturën greke të ullirit. Shteti ka 160,000,000 pemë të ullirit, ku brenda një viti prodhon rreth 420,000 ton vaj ulliri dhe 100,000 ton ullinjë për ngrënie. Së paku 650,000 familje gjenerojnë të ardhura nga ky produkt, si prodhuesit, fabrikat e shtrydhjes, që janë 2500 sosh në tërë shtetin, si dhe procesuesit dhe paketuesit e vajit të ullirit, që janë 300 sosh. Konsumi vjetor mesatar për një person në Greqi është afërsisht 20 kg, krahasuar me shtetet tjera pasuese që është 11 kg për person brenda vitit.

Greqia mban vendin e tretë në botë për prodhimin e vajit të ullirit, që përfshin 16% e prodhimit global, si dhe 7.2% në nivel global për prodhimin e ullinjëve për ngrënie. 80% e vajit të ullirit grek i takon kualitetit më të lartë të vajit të ullirit ekstra virgjin, p.sh, me aciditet deri në 0.8°, kështu duke vënë Greqinë në vendin e parë në raport me shtetet tjera prodhuese.

Origjina

Origjina e vërtetë e pemës së ullirit është humbur në kohë, edhe pse arkeologët besojnë se pema e ullirit është rritur në rajonin mesdhetar qysh para 60,000 viteve. Edhe pse ka pasur mundësi që ullinjtë e egër të ishin përdorur në të kaluarën, askush nuk ka mundur të pajtohet se kur dhe ku ka filluar kultivimi i tyre. Sidoqoftë, pajisja më e vjetër për ruajtjen e vajit të ullirit daton qysh nga viti 3,500 para Krishtit, dhe është gjetur në Kretë. Mbetjet e ampulave që janë gjetur në ishull, ka bërë që të supozohet se ishulli ka mundur të jetë vendi i parë ku është kultivuar vaji i ullirit.


Tradita e vajit të ullirit

Çdo fëmijë që ka dëgjuar tregimin për Noah dhe Ark, gjëja e parë që do t’ju bie ndërmend është Dove, duke mbajtur një degë të pemës së ullirit si një mesazh i paqes. Pemët e ullirit janë të lidhura ngushtë me historinë e civilizimit. Bile edhe në vendet ku nuk rritet pema e ullirit, frutat e ullirit kanë një rëndësi të madhe.


Pemë esenciale

Frutat e pemës së ullirit nuk janë të njohura vetëm për vlerta e tyre ushqyese. Vaji poashtu është përdorur edhe si lëndë djegëse për ndriçim si dhe për ndezjen e zjarrit, për material të mobileve shtëpiake dhe për qëllime ndërtimi. Mbetjet e ullirit (pasi të jetë nxjerrë lëngu) janë përdorur për t’i ushqyer kafshët shtëpiake, ndërsa vaji shpesh është përdorur si një krem apo fërkues trupi (vaji i ullirit akoma përdoret për prodhimin e shamponave).


Status ikonik

Vlerat e drurit të ullirit e kanë bërë atë një ikonë të natyrës. Civilizimet e lashta ullinjtë u kanë ofruar zotërave si sakrificë, ndërsa bukuritë e pemës së ullirit ka qenë shpesh simbol i artit, stolive, literaturës dhe sportit. Atletët që marrin pjesë në lojërat olimpike, gjithmonë janë prezantuar me nga një degë të pemës së ullirit që kanë bartur si kurorë; poashtu kanë përdorë vajin e ullirit për të lyer trupin e tyre. Një aspekt magjepsës i Lojërave Olimpike të vitit 2004 në Athinë ka qenë kurorëzimi i atletëve fitues me degën e pemës së ullirit gjersa i merrnin medaljet.


Ceremonia

Tradita religjioze e respektit ndaj natyrës ka bërë që shume fraksione të ndryshme religjioze të kenë një admirim të posaçëm ndaj pemës së ullirit dhe frutat e tij. Vaji i ullirit është përdorë në ceremoni varrimi, në pagëzime, në festivale të korrjeve. Marinarët hedhin vajin e ullirit në ujërat e trazuara, duke besuar se do të qetësohen. Bile edhe sot ne Greqi, një fëmiu të posa lindur i prezentohet një pemë e ullirit si dhuratë.


Vetitë shëruese

Vaji i ullirit gjithmonë ka luajtur një rol vital në mjekësi. Krishterët e hershëm kanë besuar se vaji i ullirit ka shëruar plagë; është përdorë kundër temperaturës, për të trajtuar helmimet, për t’i zbardhur dhëmbët, për t’i shëruar sëmundjet e lëkurës, duke përfshirë sëmundjen e lebrës – bile është përdorur edhe si afrodiziak. Në Britaninë e Madhe, para se vaji i ullirit të bëhet përbërës i zakonshëm i gatimit, para vitit 1960, shumë njerëz e kanë konsideruar vajin e ullirit si element shërimi i dhimbjes së veshit, ndërsa kuzhinierët britanik që kanë dashur të bëjnë një recetë nga vaji i ullirit në vitet 1950-ta, vajin është dashur ta blejnë në farmaci, e jo në marketet ushqimore!


Rëndësia ekonomike

Vaji i ullirit ka emigruar me ndihmën e lundruesve detar të kombeve. Foenikasit kanë udhëtuar me ampula të mëdha të mbushura me vaj ulliri, ndoshta edhe deri në Angli. Romakët, të bindur për vetitë shëruese të vajit të ullirit, janë munduar të sigurohen që vaji është distribuar në tërë Perandorinë. Që nga atëherë, prodhimi i vajit të ullirit asnjëherë nuk ka dështuar të jetë faktor esencial në ekonomitë e shteteve kryesore prodhuese.

IDENTITETI I PEMËS SË ULLIRIT

• Rritet kryesisht përgjatë bregdetit mesdhetar. 98% e prodhimit të vajit të ullirit vie nga shtetet mesdhetare (Greqi, Itali, Spanjë, Turqi, Maroko, Tunisi).
• Jeton me mijëra vite
• Në shtatë vitet e para, pema e ullirit nuk prodhon frute.
• Nga 7 deri në 35 vite rritet dhe bëhet produktiv.
• Nga 35 deri në 150 vite pema mbërrin pjekjen e plotë dhe jep fruta në maksimum.
• Pas 150 viteve sasia e dhënjës së frutave fillon të zvogëlohet por vazhdon të lulëzojë çdo vit.
• Vetëm pesë nga 100 lule japin fruta.
• Çdo pemë jep 20 deri 30 kilogram ullinjë.
• Për të prodhuar një litër vaj ulliri, nevojiten prej 4 deri në 6 kg ullinjë.