Çfarë është PDO?

PDO do të thotë Markë Origjine e Mbrojtur. Prodhimi dhe procesimi i vajit të ullirit e cila është njohur nga Bashkimi Evropian si PDO, zhvillohet në një regjion të caktuar gjeografik. Vaji i ullirit që prodhohet aty ka veti specifike organoleptike të cilat janë veçori e atij ambienti gjeografik nga i cili buron dhe mban emrin e atij regjioni. Njohja e produktit si PDO bëhet nga Komisioni Evropian në bazë të disa procedurave strikte. Vaji i ullirit PDO kontrollohet nga Bashkimi Evropian për të vërtetuar nëse prodhuesi qëndron besnik dhe i përmbahet specifikave të kualitetit, dhe në këtë rast produkti mban një “vulë” specifike për të vërtetuar një gjë të tillë. Greqia ka të regjistruara 19 regjione si PDO.
LISTA E PDO-ve GREKE
- Apokoronas Chanion Kritis
- Arxanes Irakliou Kritis
- Viannos Irakliou Kritis
- Vorios Mylopotamos Rethymnis Kritis
- Exeretiko partheno eleolado “Trizinia”
- Exeretiko partheno eleolado Thrapsano
- Exeretiko Partheno Eleolado Selino Kritis
- Kolymvari Chanion Kritis
- Kranidi Argolidas
- Krokees Lakonias
- Lygourio Asklipiiou
- Peza Irakliou Kritis
- Petrina Lakonias
- Finiki Lakonias
- Kalamata
- Sitia Lasithiou Kritis
- Agoureleo Chalkidikis
- Messara
- Galano Metaggitsiou Chalkidikis
Çfarë është PGI?

PGI do të thotë Markë Gjeografike e Mbrojtur. Vaji i ullirit që ka “vulën” speciale PGI përmban kualitet dhe reputacion të një rajoni specifik ku janë prodhuar. Kultivimi i pemëve të ullinjëve si dhe shtrydhja e ullinjëve zbatohet në një rajon specifik gjeografik. Greqia ka 11 regjione të njohura si PGI.
LIST OF GREEK PGIs
- Agios Mattheos Kerkyras
- Zakynthos
- Thassos
- Kefalonia
- Olympia
- Chania Kritis
- Lesvos, Mytilini
- Preveza
- Rodos
- Samos
PSE DUHET TI ZGJEDHIM PRODUKTET E PDO OSE PGI?
Janë së paku pesë arsye se pse tregu ndërkombëtar duhet t’i përkrahë produktet me etiketën PDO dhe PGI:
- Këto produkte i takojnë kategorisë më kualitative të vajit të ullirit
- Këto produkte janë prodhuar me metoda tradicionale
- Legjislacioni strikt evropian garanton reputacionin dhe kualitetin e tyre
- Çdo produkt i PDO dhe PGI ngërthen në vete një histori që dëshmon specifikën unike të tij dhe kualitetin e lartë. Hulumto rrënjët e produktit: nga vjen, si është prodhuar, me çfarë zakone dhe tradita është i lidhur.
- Identifikohen lehtë në bazë të karakteristikave dhe logove të tyre që kanë ngjyrë të kaltër dhe të verdhë.