FAQ

1Çka është Markë Origjine e Mbrojtur e Vajit të Ullirit?
Vaji i ullirit me Markë të Mbrojtur të Origjinës mbanë emrin e regjionit nga i cili vie dhe ka karakteristika të veçanta organoleptike që e dallon nga prodhimet e vendeve tjera. (P.sh. Greqia ka plot vaj ulliri P.D.O, siq janë SITIA LASITHI CRETE, KALAMATA, etj.).
2A mund të tiganis me vaj ulliri?
Vaji i ullirit është shumë stabil në temperatura të larta, pra ne mund të tiganisim, të fërgojmë, të bëjmë tiganisje me përzierje, bile edhe fërgime në temperatura shumë të larta.
3A ka vaji i ullirit beneficione shëndetësore që nuk i kanë vajërat tjera?
Studimet tregojnë se dieta mesdhetare me yndyrna të ngopura në sasi të vogla, si gjalpi, dhjami i derrit, dhe yndyrna tjera shtazore, por të pasura me yndyrna të pangopura, siq është vaji i ullirit, drithërat, pemët dhe perimet, ndihmojnë që të mbajnë bllokuesin e arterieve, LDL-në (“kolesterolin e keq”) në nivele të ulëta dhe në të njejtën kohë duke mbajtur HDL-në (“kolesterolin e mirë”) në nivel të duhur për shëndetin. HDL ka efekt parandalues në sëmundjet kardiovaskulare sepse mund të ndihmojë në eliminimin e LDL-së nga gjaku duke e dërguar në mëlçi. Përpos kësaj, shumë hulumtues nga fusha e mjekësisë dhe mjekë të dietës pajtohen se vaji i ullirit është një burim i mirë i vitaminës E, që mbron nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës.
4A përmban vaji i ullirit kolesterol?
Vaji i ullirit absolutisht nuk përmban kolesterol.
5A nuk ka vaji i ullirit më shumë kalori se vajërat tjera të gatimit?
Jo. Vaji i ullirit ka 115 kalori në një lugë të supës (9 kalori në një gram vaj ulliri) aq sa kanë edhe vajërat tjera të gatimit apo të sallatës. Por për shkak të shijes dhe aromës së vajit të ullirit, ne zakonisht përdorim më pak vaj ulliri gjatë gatimit dhe për këtë arsye konsumojmë më pak kalori.
6Cila është mënyra më e mirë për ta ruajtur vajin e ullirit?
Vendos në konteiner të mbyllur hermetikisht, larg nga drita, në dollape të freskëta. Në këtë mënyrë, vaji i ullirit mbetet i freskët dhe i sigurt për së paku një vit. Për t’i ruajtur vetitë e tij duhet të mbahet larg nga nxehtësia e madhe, nga ajri, lagështia, dhe, para së gjithash, nga drita. Nëse ruhet në mënyrë të duhur, vaji i ullirit qëndron shumë më gjatë se vajërat tjerë ushqimore