About


Kjo faqe e internetit është krijuar nga Shoqata Greke e Industrisë dhe Procesimit të Vajit të Ullirit (SEVITEL AMKEPE) dhe është financuar me ndihmën e Bashkimit Evropian dhe Greqisë. Programi është implementuar në këto shtete: Amerikën Veriore (SHBA dhe Kanada), Australi, Shqipëri dhe Norvegji.

Fokusi kryesor i këtij programi është informimi dhe vetëdijësimi i konsumatorëve si dhe përmirësimi i mënyrës së blerjes, dhe gjithashtu përmirësimi i faktorëve kyç në zingjirin furnizues të vajit të ullirit evropian. Poashtu, ky program, ka për qëllim informimin e konsumatorëve në lidhje me vendndodhjen e pikave të shitjes të vajit të ullirit evropian, si dhe promovimin-identifikimin e PDO dhe PGI të vajit të ullirit.

Si përfundim, qëllimi i këtij projekti është që të krijojë një lidhje në mes vajit të ullirit dhe Dietës Mesdhetare si dhe t'i inkurajoj njerëzit që ta përdorin në gatimin e ushqimit të tyre, kështu duke e pasuruar me një vlerë të shtuar.

For further information
please contact
SEVITEL AMKEPE:

(t) +30 210 3238856

(f) +30 210 3246408

(e) sevitel.amkepe@gmail.com


SEVITEL AMKEPE, një organizatë jo-profitabile si dhe një organ kryesor që përfaqëson industrinë private në fushën a vajit të ullirit Greqi, krenohet me historinë e saj 50 vjeçare.

Një numër i konsiderueshëm i industrive greke të procesimit dhe paketimit janë pjesë e organizatës SEVITEL, që poashtu bëjnë edhe Eksportin e Vajit të Ullirit. Për të ndihmuar në prodhimin dhe marketingun e produktit kualitativ, kjo organizatë nuk heziton që të përfshihet në aktivitete për të ndihmuar në përmirësimin e përgjithshëm të sektorit.

Bashkëpunimi me federatat tjera:

SEVITEL AMKEPE është Anëtare dhe bashkëpunon me Federatën e Industrive Greke (FIG), (orig. SEV) në qështjet industriale të sektorëve, me SHEP, (orig. PSE), (Shoqatën e Eksportuesve PanHellenike) në qështjet në lidhje me procesimet dhe tejkalimin e vështirësive të eksporteve, me SHEGV (orig. SEVE), (Shoqatën e Eksportuesve të Greqisë Veriore), si dhe me ISEI, (orig. IOBE), (Instituti për Studime Ekonomike dhe Industriale). Poashtu bashkëpunon edhe me DHIKA, (orig. EBEA), (Dhoma Industriale dhe Komerciale e Athinës) në qështjet që kanë të bëjnë me informimin, marketingung, etj, me Shoqatën e Kompanive Anonime dhe LTD, si dhe me BHTJ, (orig. HEPO), (Bordi Helenik për Tregti të Jashtme) në lidhje me promovimin në tregjet e jashtme, e posaqërisht në promovimin e vajit të ullirit grek në tregjet e SHBA-së, KANADASË, AUSTRALISË dhe JAPONISË.

Veç kësaj, SEVITEL bashkëpunon edhe me Shoqata tjera Profesionale, si SHHPVU, (orig. ESVITE), (Shoqata Helenike e Paketuesve të Vajit të Ullirit) në promovimin e objektivave të përbashkëta, kryesisht duke u marrë me problemet e marketingut të vajit të ullirit. Së fundi, SEVITEL participon edhe në Organizatën Ndërkombëtare Interprofesionale të Ullinjëve dhe Vajit të Ullirit, ONIUVU, (orig. EDOEE) për publikimin dhe promovimin e konsumimit të vajit të ullirit; si dhe në Komitetin e Promovimit për Klasifikimin e Vajit të Ullirit, KPKVU, (orig. EPTE) e cila funksionon në kuadër të HEPO.